Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës sot mbesin pa ujë të pijshëm

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve tokësore sot do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje e një fshat në Prishtinë.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “Berisha” ka bërë kërkesë në KRU ”Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e sotme më 3 nëntor 2020”, ka njoftuar Ujësjellësi.

“Konsumatorët e lagjes “Qëndresa“, lagjes “Marigona 2”, lagjes “Qershia” dhe fshati Miradi sot, e martë, nga ora 08:00 deri në 18:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, njoftohet tutje.

Të ngjashme