Trupat e të vdekurve në minierën e Artanës nuk janë nxjerrë ende

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Që nga paraditja është duke vazhduar misioni për nxjerrjen e trupave të dy punëtorëve të minierës së Artanës, që sot gjatë ditës kanë ndërruar jetë në rrethana tragjike, raporton Gazeta Express.

Në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7, u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka thënë se janë duke bërë ende përpjekje për nxjerrjen e trupave.

“Jemi duke u bë përpjekje, presim që shumë shpejtë që kjo të kryhet, tjerë të lënduar dhe të ngujuar në minierë nuk kemi”, ka thënë ai.

I njëjti thotë se është një shkëmb i madh që duhet të thehet, por, fillimisht po tentojnë të sigurojnë vend punishten.

“Do të nxirren nuk e di për sa orë, ekipet po e bëjnë të pamundurën, është një shkëmb mjaft i madh që duhet të thehet duhet të sigurohet më së pari vend punishtja, për disa orë do të nxjerrën, nuk e dimë saktë”, shtoi ai.

Vrajolli ka bërë të ditur se momentalisht në misionin e kërkimit janë të angazhuar ekipet e shpëtimit të minierës dhe FSK’ja.

“Situata ka ndodhë paradite, është shemb papritmas një pjesë. Gjendja e minatorëve tjerë është e mirë, s’kanë pasur lëndime dhe asnjë problem”, ka thënë ai.

Të ngjashme