Turku i shumëkërkuar për vrasje dhe trafik droge arrestohet në Kosovë

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar Policia e Kosovës e ka arrestuar të shtunën më datë 3 korrik një person i cili ishte shumë i kërkuar nga autoritetet e Turqisë.

Arrestimi i tij u bë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Klankosova.tv mëson nga burimet e saj brenda Policisë së Kosovës se bëhet fjalë për Baris Nakipoglu.

Nakipoglu është i kërkuar për trafikim të drogës dhe vrasje, njofton Klankosova.tv.

Ai ishte i fshehur për disa vite në Kosovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

ARRESTIM I PERSONIT ME URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR Autostrada “Ibrahim Rugova” (NN) 03.07.2021 – 12:45. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i kërkuari mashkull shtetas i huaj.

Të ngjashme