Turqia dhuron pesë mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 20:48 | Nga

Qeveria e Turqisë, përmes Zyrës së Kryeministrit, i ka dhuruar shoqatës humanitare “Bereqeti” që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, 5 mijë pako ushqimore të dedikuar për familjet skamnore.

Sipas drejtorit të kësaj shoqate, Fitim Flugajt, kjo nuk është hera e parë që Turqia ndihmon Kosovën në këtë formë.

Ai tregon për Ekonomia Online se kjo është hera e katërt me radhë që familjet me gjendje të rëndë ekonomike ndihmohen nga ky shtet.

Flugaj thotë se këto pako ushqimore do të shpërndahen në muajin ramazan.

“Është viti i katërt me radhë që shteti turk ndihmon me mijëra pako ushqimore Kosovën. Këtë vit na ka ofruar 5 mijë pako. Këto pako janë të dedikuara për familje skamnore të cilat do t’i shpërndajmë  gjatë muajt Ramazan”, ka thënë Flugaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme