Turqia nesër e nis kontingjentin me pajisje mjekësore për Kosovën

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjenti i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Të ngjashme