U akuzua për terrorizëm, pas pafajësisë Enes Goga ka disa fjalë

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 12:46 | Nga Ekonomia Online
Imamët e akuzuar për terrorizëm dalin të pafajshëm.
Gjykata e Apelit sot ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ishin liruar si të pafajshëm imamët e akuzuar.

Të akuzuarit Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllum Mazllumi dhe Fuad Ramiqi janë liruar përfundimisht nga akuzat që rëndonin mbi ta.

E lidhur me këtë lajmi.net, ka kontaktuar edhe me njërin nga të imamët e liruar nga akuza.

Imami nga Peja, Enes Goga për lajmi.net, ka thënë se ky vendim ka qenë i pritur, dhe se procesi ndaj tyre ka qenë i pastër dhe transparent.

“Ky vendim ka qenë i pritur, unë e kam thënë këtë edhe kur Gjykata Themelore e ka vërtetuar pafajësinë, kjo ka qenë e ditur dhe e pritur. Me 16 majë ka qenë seanca e fundit ku është shpallur pafajësia jonë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, prandaj ne atë ditë e kemi kuptuar që çdo gjë ka përfunduar. Procesi jonë ka qenë i pastër dhe transparent, kaq nuk kam çfarë të shtojë më shumë”, ka thënë Goga për lajmi.net.

Enes  Goga kanë qenë i akuzuar për shkak të veprës penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik”.

Ndaj të akuzuarve është shpallur aktgjykimi lirues me arsyetimin se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme