U dënua me mbi tri vjet burgim, vjen reagimi i parë i Saimir Tahirit

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri, e ka konsideruar një padrejtësi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ta dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri deklaron se nuk e ka shkelur asnjë ditë ligjin.

“Ju dua shumë të gjithëve! Me vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë PADREJTËSI!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Të ngjashme