U detyruan ta lëshojnë banesën, por u bëhet zgjidhje pas kronikës televizive

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qira, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës, por pas raportimit nga RTK atyre tashmë u është bërë zgjidhje.

Për këtë ka njoftuar redaktori i lajmeve në RTK, Besart Galica.

“Një vendim ad-hoc si redaktor i lajmeve për të nisur lajmet me transmetim direkt nga dëbimi i familjes Pireva në Prishtinë, nga banesa ku këta fëmijë jetim rrinin me qera, rezultoi që në minutën e 28 të lajmeve, morëm informacionin nga gazetari Gent Rashiti, që kësaj familjeje iu sigurua strehim vetëm për 28 minuta”, ka njoftuar ai.

Tre vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.

Të ngjashme