U infektua me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e Blerim Kuçit

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të hënën ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testimin për virusin COVID-19.

Ministri Kuçi është testuar bashkë me familjarët e tij në institucion privat gjatë së dielës dhe po atë natë ka marrë rezultatin e testit. Sipas kabinetit të ministrit, ministri ka gjendjen stabile shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.

“Ministri Kuçi po vazhdon të punojë aq sa është e mundur nga shtëpia dhe kontakti me kabinetin është në kohë reale. Ai ka thënë se ka gjendjen shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Ministri Blerim Kuçi është vetizoluar dhe po kalon ditët e izolimit në shtëpinë e tij në Suharekë. Për kuriozitet, ministri Kuçi është ministri i vetëm i Qeverisë së Kosovës që jeton në qytetin e tij dhe jo në kryeqendër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme