U jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Alidema

Pozheran | 29 Kor 2017 | 16:59 | Nga

Katër trupat e pajetë, viktima të aksidentit në Prishtinë, që të gjithë anëtarë të familjes Alidema nga Pozherani, sot i mbuloi dheu.

Jetët e tyre u shuan për një natë në një aksident trafiku në rrethrotullimin e Prishtinës.

Në varrezat e Pozheranit në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortëve të tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema.

Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.

Familja Alidema ka falënderuar të gjithë të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme