“U kam dhënë para që ta punësojnë djalin”, babai raporton mashtrimin në Polici

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Shtërpca ka denoncuar në Polici një rast të mashtrimit, që dyshohet se i ka ndodhur nga viti i kaluar, deri më 12 shkurt të këtij viti.

Ai ka deklaruar në Polici se ua ka dhënë para të gatshme dy personave më qëllim që ta punësojnë djalin e tij, gjë që nuk ka ndodhur. Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

“Fsh. Draikovc, Shtërpce, Ferizaj 13.11.2020- 12.02.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij. Policia ka arritur ti identifikoj dy të dyshuarit ku njëri nga ta mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër ka arritur të ikë pasi ka vërejtur vëzhgimin e policisë duke braktisur veturën e tij. Vetura është sekuestruar përkohësisht nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme