U kërcënua me vrasje nga prindi i një nxënësi, flet drejtori i shkollës në Gjakovë

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

 Prindi i një nxënësi dyshohet se e ka kërcënuar me jetë drejtorin e shkollës “Ylli Morina”, në Gjakovë.

Drejtori i kësaj shkolle, Berat Bejtullahu, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një dëmi, të cilin e ka shkaktuar fëmija i prindit që e kërcënoi.

I njëjti fillimisht kishte pranuar ta riparojë dëmin, por pas një debati e kishte ndryshuar mendjen, ka shtuar drejtori Bejtullahu.

“Kemi të bëjmë me një prind të një nxënësi, i cili ka shkaktuar dëm në shkollë dhe pas një debati prindi më kërcënoi me vrasje për fajin e fëmijës së tij. Rastin më pas e kam paraqitur në polici. Nxënësi është me sjellje jo të mira, nuk është përjashtuar, ai vjen me rregull në shkollë, por prindi është ftuar për të diskutuar rreth riparimit apo rinovimit të dëmit që është bërë në shkollë”.

Nuk e ka pranuar fillimisht fajin e fëmijës së tij, mandej e ka pranuar, por pas një diskutimi, pas tre-katër orëve me telefon, ka treguar këto sjellje, më ka ofenduar me fjalë dhe me vrasje”.

Bejtullahu tha që nuk ka kërkuar pagesë, por vetëm që prindi ta riparojë dëmin.

Ai theksoi gjithashtu se me të njëjtin prind kishte pasur probleme edhe me fëmijën tjetër të tij, që ka qenë më parë në këtë shkollë.

“Sot e mora vesh se me të njëjtin prind kemi pasur problem edhe me fëmijën tjetër të tij, që është tre vjet më i vjetër, ka tre vjet që të njëjtin prind nuk e kam kontaktuar, por që prindi gjithmonë ka deklaruar se fëmija nuk do të sjellë probleme, por të njëjtat probleme janë duke na ndodhur”, tha ai në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme