U lansua pulla postare për heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:43 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot u bënë 29 vjet nga vrasja e heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Me rastin e këtij përvjetori u bë lansimi i pullës postare për nder të tyre, raporton Ekonomia Online.

Aty i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai  tha se kujtimi për dy heronjtë,  Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është i veçantë sepse veprimtaria e tyre është e një periudhe më të hershme të ringritjes për liri.

“Sot edhe pse kujtojmë heronjtë e kombit edhe pse kombi ynë ka shumë heronj por kujtojmë dy të veçantë edhe pse i takojnë periudhës së heronjve të kombit tonë por janë të veçantë sepse veprimtaria e tyre është e një periudhe më të hershme të ringritjes sonë për liri”, është shprehur kryeministri Ramush Haradinaj.

“Të dy heronjtë që kujtojmë sot janë të veçantë sepse rrjedhin nga familje që kanë rrugë të gjatë në rrugën e tyre për liri. Me falënderimet e mia më të mëdha ju themi familjarëve, faleminderit për djalin tuaj qe i keni dhënë atdheut”

“Fahriu ishte i zoti veprat e tij flasin për nivelin e lartë të mendimit tij ideolog, mendimtar i temave të lirisë, kjo është shtëpia e popullit është qeveria e Kosovës, në këtë shtëpi duhet të ndihën më së miri për mot familjarët e heronjve”, ka thënë tutje Haradinaj.

Sejdi Hoxha, drejtor i Postës së Kosovës, tha se ndjehet krenar që kanë bërë të mundur lansimin e kësaj pulle postare për dy heronjtë.

“Jam krenar që sot posta e Kosovës lëshon një pullë posta të rëndësishëm qe i kushtohet dy heronjve të Kosovës. Ata ishin të burgosur me idelain e rinisë rrugë e cila nuk u zmbraps asnjëherë. Afrimi dhe Fahriu ranë heroikisht me armë ne dore me trimëria e tyre. Sot në përvjetorin e 29-të të rënies të heronjve shprehim respektin për jetën dhe veprën dhe me imazhin e pullës postare po respektoj punën tonë”, ka thënë Hoxha.

Naim Zhita,  në emër të familjes Zhitia tha se sot është ditë e veçantë për familjarët dhe ndjejnë përgjegjësi sepse siç tha ai “ institucionet tona të shtetit të Kosovës dhe Posta po e lëshojnë në qarkullin pullën postare me portretin e Fahriut”.

Fahri Fazliu nga familja Fazliu tha se prezenca e të pranishmëve në këtë ditë të dhimbshme dhe të lumtur i bënë të ndihen krenar dhe të fortë.

 

 

 

 

 

Të ngjashme