U mbajt mbedhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e babit të heroit Hakif Zejnullahu

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sabit Zejnullahu, babait të heroit Hakif Zejnullahu, shkruan EkonomiaOnline.

Duke vlerësuar lart jetën dhe veprën e atdhetarit Sabit Zejnullahu, Kryetari Bulliqi tha se bacin Sabit e kujtojmë edhe si njeri të urtë, të devotshëm, të guximshëm, të vendosur, njeri  të cilin gjatë tërë jetës u përcoll me sfida e peripeci nga më të ndryshmet, duke vlerësuar këtu kontributin para dhe pas luftës në Kosovë.

“Por, pjesa më e ndritshme e jetës dhe angazhimit të tij, pa dyshim ishte koha kur konaku i tij, ishte shndërruar në bazën e planifikimit dhe organizimit të aksioneve nga pushka e parë e lirisë të prira nga komandant Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ai ishte aty për t’i dëgjuar e këshilluar tre djemtë heronj të Llapit e Gollakut, të cilët me aksionet e tyre tronditën armikun” tha kryetari Bulliqi.

Sipas tij, Sabit Zejnullahu dha kontribut të madh, duke qenë simbol përbashkimit dhe me energjinë dhe pozitivitetin që ai rrezatonte u shndërrua në burim frymëzimi, e model për t’u marr shembull, jo vetëm nga rrethi e familja por mbarë vendi.

“Familjet llapjane përherë ishin në krye të detyrës dhe streh e përpjekjeve për çlirim në ditët më të rënda për vendin. Ato mbesin bazamenti më i fortë i arritjeve tona historike dhe guri themeltar për ndërtimin e të ardhmës tonë të sigurtë”.

Fjalë rasti në këtë mbledhje komemorative, mbajti edhe mbesa e tij, njëherit edhe deputete e Kosovës, Floretë Zejnullahu dhe Xhemshit Gashi përfaqësues i shoqatave të luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme