U ndalua prodhimi i kriptovalutave, eksperti tregon se sa shpenzojnë ato energji elektrike

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Milot Mehmeti, ekspert i teknologjisë së kriptovalutave ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim të gabuar për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, shkruan Gazeta Express.

Mehmeti në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se për të ardhur deri tek një vendim i tillë, duhet analizë dhe studim i thellë.

Ai deklaroi se komuniteti në këtë fushë është rritur shumë.

“Mendoj se për këto vendime duhet me pas një studim më të thellë dhe një analizë dhe nuk po e shoh që kas qenë e mundur kjo që është bërë për një kohë kaq të shkurtër nga fundviti nga Komiteti e deri sot. Kështu që nuk e shoh si vendim të duhur, sepse duke qenë pjesë që nga viti 2015 i teknologjisë në këtë fushë e kam parë që komuniteti është rritur gjatë gjithë kohës meqë jemi gjeneratë e re”, ka thënë ai.

Eksperti tha se vetëm në Kosovë janë rreth 40 mijë përdorues aktiv të kriptovalutave.

“E kemi përdorshmërinë e internetit gati më të madhen në rajon e ndoshta edhe në botë për kokë banori për prodhim të kriptovalutave por edhe për përdorim të internetit në përgjithësi. 30-40 mijë përdorues janë aktiv të kriptovalutave. Tash nuk e di qysh kanë me mujt me ndalu atë. Ke nisma që me u tatu dhe me u bë legale por tash u mor vendimi tjetër”, deklaroi Mehmeti.

Më tutje, ai foli edhe për shpenzimin e energjisë elektrike për prodhim të kriptovalutave.

Sipas tij, për prodhimin e tyre shpenzohet diku 0.5% të prodhimit të energjisë elektrike në botë.

“Ka shumë gjëra tjera që duhet të ndalohet para se të vie tek kriptovalutat. Kriptovalutat nuk janë diçka që shpenzohet dhe shkon në ajër siç janë gjërat e tjera. Për shembull për prodhimin e tyre shpenzohet diku 0.5% e prodhimit të energjisë elektrike në botë. Kështu që nuk është ndonjë shumë e madhe nëse e krahasojmë me sistemin bankar që shpenzon deri tri herë më shumë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme