U përurua stadiumi ndihmës në Korishë të Prizrenit, investim i MKRS-së

Prizren | 19 Gus 2019 | 12:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Korishë të Prizrenit u bë përurimi i stadiumit ndihmës në lokacionin Boka-Boka, stadium ky i cili është një investim i radhës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa si implementues është Komuna e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Aty i pari i dikasterit të Sportit, ministri Kujtim Gashi, tha me këto projekte po krijohen hapësira te reja dhe mundësi për avansime për sportistët kosovar, derisa aty Gashi u zotua që ky nuk do të jetë projekti i fundit në kuadër të fushës së sportit.

“Pa dyshim që është një investim në kuadër të investimeve që Ministria e Sportit, gjithandej Kosovës po i bën për të krijuar hapësira të reja për futbollistët tanë, për talentet tanë të rinj dhe ky është projekti jo i fundit që po investojmë në Komunën e Prizrenit, kemi mjete të ndara edhe për stadiumin në Gjonaj në të cilin po presim të kryhen aspektet administrative nga ana e Komunës dhe të fillojmë investimet në këtë stadium”.

“Sot jemi për ta përmbyllë një projekt i cili është stërzgjatur për vite në Boka të Korishës, kemi arrit ta finalizojmë stadiumin, i cili stadium natyrisht do të jetë në shërbim të shumë klubeve të Prizrenit dhe shumë sportistëve të Prizrenit, e kam quajt që viti i kaluar dhe ky vit janë vite të sportit, gjithandej Kosovës kemi ndërtuar me dhjetëra stadiume ndihmëse por edhe stadiumet e qyteteve jemi duke i rinovuar dhe jam i bindur fuqishëm që ky stadium do ta ndihmojë Komunën e Prizrenit, sportistët e Prizrenit që të avancojnë më tutje, kemi investime të shumta, Komuna e Prizrenit ka një memorandum me Ministrinë e Kulturës rreth 40 milion euro, presim që të gjitha këto investime të implementoj edhe në sport edhe në kulturë por edhe në trashëgimi”, tha Gashi, raporton EO.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, falënderoi Ministrin Gashi duke e quajtur kështu edhe si një mrekulli të fushës së sportit.

“Nuk po rreshtin projektet e infrastrukturës së futbollit nëpër gjithë Kosovën, ky ministër e bën mrekullinë në stadiumet e sidomos në stadiumet e futbollit, jam shumë i lumtur që kam hasë në mirëkuptim sidomos te ministri, falënderoj edhe partnerin tim më të madh, Ministrinë e Sportit që po u ja jep hakun sportistëve”, tha Ademi.

Se do ketë investime të reja në këtë fushë në komunën e Prizrenit, aty u zotua edhe i pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Sot e bëmë hapjen e stadiumit në Boka-Boka, kemi ende investime për të bërë, e sidomos për ta rregulluar pjesën e atletikës. Shpresoj që klubet e futbollit këtu do ta përdorin për avancimin e të rinjve dhe talenteve të rinj, janë edhe disa stadiume tjera të cilat jemi duke punuar, siç është stadiumi i Zhurit, në Gjonaj, por edhe në vendet e tjera. Me këtë FFK por edhe Komuna e Prizrenit e përfiton një vend për ngritjen e talenteve të rinj”, tha Haskuka, raporton EO.

Të ngjashme