U prezantua si zyrtarë policor, arrestohet prishtinasi

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë një person. I njëjti ishte prezantuar me indentitet të rrejshëm si zyrtarë policor.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Prishtinë, më 23.01.2022. E pas arrestimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 23.01.2022 lidhur me rastin pas disa hetimeve të zhvilluara nga policia, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte prezantuar  rrejshëm si zyrtar policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme