U raportua se e zhdukura u gjet e vdekur te liqeni i Badovcit, e demanton policia

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka demantuar lajmet se është gjetur një person i vdekur tek liqeni i Badovcit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Express se kërkimet për këtë person të zhdukur janë duke vazhduar.

Sipas saj përveç në disa lokacione të tjera, policia në bashkëpunim me FSK-në i kanë vazhduar kërkimet edhe në liqenin e Badovcit.

Mediat kanë raportuar sot se një person i zhdukur është gjetur i vdekur tek liqeni i Badovcit.Reklamë

Raporti i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR 

Graqanicë, 05.04.2021-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për rastin në fjalë- zhdukjen e motrës së tij. . Sipas ankuesit motra e tij ka probleme psiqike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. 

Referuar shkrimeve në portale të ndryshme ju njoftojmë, se personi i zhdukur nuk është gjetë akoma.

Kërkimet për  viktimën janë duke u bërë, bazuar në informacionet që posedojmë .

Përveç lokacioneve të tjera, që nga mbrëmë  policia në bashkëpunim me FSK, po vazhdon kërkimet edhe në liqenin e Badovcit .

Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë. 

Të ngjashme