UBT arrin nivelin më të lartë në Positive Impact Rating Edition 2021

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

UBT u vlerësua për ndikimin shoqëror dhe arritjet e qëndrueshmërisë pas publikimit të rezultateve nga Positive Impact Rating – PIR në Forumin Global të Parimeve për Menaxhim të Përgjegjshëm të Edukimit – Principles for Responsible Management Education- UN PRME.

UBT është një nga 47 shkollat ​​e biznesit nga 21 vende të botës që morën pjesë në vlerësimin e këtij viti dhe arriti nivelin e pestë, duke e bërë UBT-në një shkollë pioniere që përmbledhë angazhimin e saj për ndikim në shoqëri, duke qenë institucion unik brenda Positive Impact Ranking – PIR.

PIR është një vlerësim i kryer nga studentë dhe për studentët, nga ku për herë të dytë, studentët në mbarë botën vlerësuan shkollat ​​e tyre të biznesit se si ata e përceptojnë ndikimin e tyre pozitiv në botë. Ndikimi pozitiv i shkollave të biznesit shkon përtej kontributit të tyre në biznes dhe ekonomi, duke adresuar nevojën për ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri.

“Gjatë këtyre dy viteve të studimeve në UBT, unë kisha mundësi të zhvillojë njohuritë e mia akademike dhe të trajnohem në mënyrën më të mirë të mundshme për profesionin tim”, tha Fortesë Qerimi, studente në UBT.

Studentët vlerësuan se si UBT adreson sfidat shoqërore dhe të qëndrueshme dhe i përgatit ata të jenë udhëheqës të përgjegjshëm të biznesit. Mbledhja e të dhënave në UBT u organizua dhe u drejtua nga Këshilli Studentor i UBT-së, të cilët shpërndanë studimin PIR në të gjithë kampusin.

Këtë vit, 260 studentë iu përgjigjën sondazhit të vlerësimit të UBT-së, teksa pjesëmarrja në Positive Impact Rating – PIR dëshmon vlerën që UBT i jep zërit të studentëve.

“Të gjitha këto rankime që kemi marrë në kohët e fundit janë një vlerësim për kontributin tonë dhe ndikimin që UBT ka dhe po bënë për vendin. Prandaj edhe vlerësimi se ne jemi pionier dhe jemi unik e inovativ na ngritë motivimin për të bërë edhe më shumë. Natyrisht jemi shumë të lumtur që ne jemi listuar në pozita të larta, si dhe kemi sjellë Kosovën në këtë pozitë. Modeli modern i UBT-së, si një universitet i bazuar në një ekosistem inovativ dhe me një ndërmarrësi të qëndrueshme e me përgjegjësi sociale, ka bërë që puna e UBT-së të vlerësohet në rank botëror”, tha prof.dr Edmond Hajrizi – rektor i UBT-së.

Sondazhi i vlerësimit u parashtron studentëve 20 pyetje në shtatë dimensione përkatëse të ndikimit që qëndrojnë brenda tre fushave: aktivizmi, edukimi dhe angazhimi. Rezultati i përgjithshëm PIR i shkollës së biznesit përdoret për të pozicionuar shkollat ​​në pesë nivele. Nivelet e ndryshme i referohen fazës së zhvillimit të shkollës së biznesit, duke e vlerësuar atë sipas një niveli të caktuar të arritjeve. Shkollat ​​e biznesit pajisen me një ndikim të përcaktuar shoqëror dhe një mjet që ata mund ta përdorin për ndryshim.

“PIR është krijuar si një mjet për të përmirësuar dhe transformuar edukimin e biznesit. Kjo u mundëson shkollave të kuptojnë se cili është ndikimi pozitiv për shoqërinë, sipas studentëve të tyre. PIR thekson potencialin për përmirësim, madje edhe për shkollat ​​kryesore”, tha Katrin Muff – presidente e Positive Impact Rating – PIR.

PIR u krijua nga ekspertë të interesuar të shkollës së biznesit së bashku me OJQ globale – WWF, Oxfam dhe UN Global Compact. Shoqatat ndërkombëtare të studentëve oikos, AIESEC dhe Net Impact janë gjithashtu pjesë e PIR, e cila mbështetet nga VIVA Idea dhe Fehr Advice.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme