UBT dhe Komuna e Suharekës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Suharekë | 11 Mar 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emër të institucioneve që drejtojnë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Aplikacioni online për leje ndërtimore në Komunën e Suharekës”.

Përmes kësaj marrëveshjeje UBT do t’i ofrojë në shfrytëzim Komunës së Suharekës aplikacionin që e ka zhvilluar lidhur me aplikimin online për leje ndërtimore.

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për faktin se qytetet tani janë duke hyrë në një fazë tjetër të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Të dyja palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme, kështu duke planifikuar që në të ardhmen të zhvillojnë edhe projekte të tjera të përbashkëta.

Të ngjashme