UBT organizon konferencën e 4-të për siguri kibernetike

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 11:41 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 Ka nisur punimet Konferenca Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, që organizohet nga komuniteti Cyber Security and Privacy dhe Kolegji UBT, raporton EkonomiaOnline.

Edmond Hajrizi, president i UBT-së, tha se kjo konferencë ka për qëllim vetëdijesimin e popullatës për sigurinë kibernetike, ndërsa kërkoi aleancë për mbrojtje nga krimet kibernetike.

“Kjo është konferenca e 4-të me radhë dhe ka krijua një lloj tradite. Ne e konsiderojmë si ngjarjet më të madhe sa i përket sigurisë kibernetike, Kosova e meriton një nivel të tille sepse duke marr parasysh përdorimin e internetit. Do të vazhdojmë me krijimin e konferencave të tilla, mbase promovon vetëdijesimin të popullatës për siguri kibernetike. Siguria kërkon aleancës në mes atyre që dëshirojnë të mbrojnë nga krimet kibernetike”, tha ai.

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, edhe pse nuk ishte prezent, iu drejtua të pranishmëve me një video incizim nga New Yorku dhe tha se duhet të krijohet ambient i sigurt për mbrojtjen e të dhënave.

“Secili qytetar secili institucion bashkërisht të merremi me aktivitete të cilët duhet të krijojmë një ambient sa më të sigurt për të dhënat të cilat kanë përhapjen e të dhënave, por njëkohësisht për fëmijët të cilët janë  të ekspozuar në mënyrë masive gjatë kësaj periudhe në rrjete sociale të cilët mund të denigrojnë funksionimin e tyre”, tha Beqaj.

Kreshnik Gashi, nga ARKEP, tha se nga krimi kibernetik në vitin 2015 në botë u shkaktuan 3 bilionë dollarë dëme dhe parashihet që deri në vitin 2021 kjo shumë të arrijë në 6 bilionë dollarë dëme.

“Është një event ku bashkohen komuniteti i sigurisë kibernetike, jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha vendet e botës. Tregon për fokusin që ka siguria kibernetike dhe kujdesin që i kushton Kosova.  Në vitin 2015 3 bilionë dollarë në vitin 2021 parashihet 6 bilionë dollarë dëme nga krimi kibernetik. Krimi kibernetik tani mund të ndikoj fizikisht në jetën e njeriut, tashmë krimi kibernetik mundë të prek secilën pore të jetës. Kjo konferencë do të mbahet sot dhe nesër 15-16 maj, ky është konferenca e 4 e këtij lloji në Kosovë”, tha ai.

Kjo është konferenca e 4-të e këtij lloji në Kosovë dhe do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme.

Të ngjashme