UBT reagon për lajmin e pavërtetë me titull: “Hiqet flamuri amerikan nga persona të panjohur”

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 00:35 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar në media me titull: “Hiqet flamuri amerikan në Prizren nga persona të panjohur”, UBT reagon ndaj këtij lajmi, sepse nuk është i bazuar në fakte dhe nuk ka të bëjë me heqje të flamurit amerikan.

“Sot në pothuajse gjitha mediat ka qarkulluar lajmi se në degën e UBT-së në Prizren, është hequr flamuri amerikan nga disa persona të panjohur, ngjarje që siç shkruhet në media, vjen si reagim që ka të bëjë me vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Solemani”.

“Ne zyrtarisht ju njoftojmë që nuk është hequr flamuri, por ka pasur probleme teknike në shtyllën ku ka qëndruar flamuri amerikan që nga data 31 dhejtor 2019, por nuk është riparuar pasi punëtorët janë në pushim për festat e fundvitit”.

UBT reagon fuqishëm ndaj këtij shkrimi të pavërtetë, dhe si institucion kërkon nga mediet të cilat e transmetuan këtë lajm të informojnë saktë dhe bazuar në fakte, sepse informimi i pasaktë dëmton imazhin e institucionit dhe të Kosovës.

Të ngjashme