UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj në shkollat profesionale

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

UBT shpall konkurs për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, në të gjitha shkollat profesionale të cilat janë akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Të drejtën e aplikimit dhe të regjistrimit në shkollat profesionale e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë të nivelit 3.

Ju mund të regjistroheni në këto shkolla profesionale:

Zhvillues i Aplikacioneve, niveli 5 i kualifikimit;

Administrator i rrjetit dhe i sistemeve kompjuterike, niveli 5 i kualifikimit;

Instaluesi Elektrik, niveli 3 i Kualifikimeve;

Asistenti Administrativ, niveli 3 i Kualifikimeve;

Shitje dhe kujdes ndaj klientëve, niveli 3 i Kualifikimeve;

Në këto shkolla profesionale ligjërojnë ekspertë shumëvjeçar të fushave përkatëse, ndërkohë vlerën e këtyre trajnimeve e shton edhe fakti që UBT është certifikuar ndërkombëtarisht për ofrim të trajnimeve dhe certifikimeve nga kompanitë e njohura.

Informacione më të detajuara mbi trajnimet që ofrohen nga UBT mund të merrni në: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/, ose edhe të shkruani në: [email protected]

Afati për aplikim është i hapur deri më 25 mars 2021.

Apliko tani : https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme