UBT vjen me modelin e ri CLASSROOM 3.0 të shkollave të mesme profesionale të profilit të mjekësisë

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend – UBT ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me infrastrukturën më moderne dhe profesionistët më të mirë, duke i sjellë në Kosovë praktikat më të njohura ndërkombëtare të mësimdhënies, për zhvillimin e mësimit të mesëm të lartë.

Duke parë nevojën për mësimdhënie të mirëfilltë në arsimin e mesëm të lartë, UBT është në proces të akreditimit të shkollave të mesme profesionale, të cilat do të nxjerrin kuadro profesionale në disa fusha.

Fillimisht, UBT ekspertizën e saj do ta zhvillojë në profilin e shkencave të mjekësisë, për të dhënë kontributin e saj përmes mësimdhënësve profesionistë dhe të dëshmuar në këtë fushë e cila ka shumë rëndësi për shoqërinë kosovare.

Zhvillimi i Poliklinikës së UBT-së, do të jetë mburojë e përkryer e mësimdhënies dhe mësimnxënies në nivelin e arsimit të mesëm të lartë, duke iu mundësuar atyre praktikën profesionale në këtë poliklinikë, me të gjitha kushtet e nevojshme infrastrukturore.

Të ngjashme