UBT vlerësohet si institucioni që po bën revolucion në edukimin virtual në botë

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, “EON Reality”, vlerëson lartë faktin se si një institucion nga Kosova, i vetmi në botë, përgjatë kohës së pandemisë ka bërë revolucion në sistemin e edukimit përmes platformave Virtual Reality, si dhe krijimin e 54 mijë mësimeve.

Dan Lejerskar përmes Linkedin, ka vlerësuar lartë punën që UBT është duke e bërë në ndryshimin e cilësisë së arsimit në vend dhe botë.

“Një nga shkollat më të mëdha në shtetin më të ri në Evropë, është duke ndryshuar mënyrën se si instruktorët dhe studentët e shohin edukimin në XR gjatë pandemisë”, ka shkruar në Linkedin presidenti i gjigantit teknologjik “EON REALITY”, Dan Lejerskar.

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se ka pasur një përmirësim te dukshëm në rritjen e numrit të përdoruesve që filluan të punojnë me platformën EON-XR.

“Zgjerimi i përdorimit tonë të platformës EON-XR përtej arritjes fillestare ka qenë një sukses për anëtarët e universitetit dhe studentët gjatë kësaj kohe. Aftësia për të dhënë mësim në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe interaktive pa pasur nevojë të takohemi personalisht ka siguruar rezultate që ndryshojnë jetën për sallat tona të leksioneve dhe laboratorët në gjithë këtë kohë pandemie. Zgjerimi ka përfshirë me sukses të gjitha shkollat e universitetit dhe ne do të vazhdojmë të gjenerojmë më shumë përmbajtje arsimore dhe njohuri përmes përfshirjes së një numri më të madh studentësh, stafi akademik dhe anëtarëve të komunitetit. “, ka thënë rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi shtoi se brezi i ardhshëm do të jetë i gatshëm të përvetësojë këtë teknologji të re e cila do të përmirësojë cilësinë e mësimit në distancë.

“Duke parë se si po zhvillohet tregu XR si për përdorimin akademik ashtu edhe për industrinë, nuk ka dyshim se ai do të luajë një rol të madh duke shkuar përpara në UBT. Ne kemi qenë shumë të kënaqur me progresin që kemi bërë me EON-XR deri më tani, dhe do të dëshironim të vazhdonim të kultivonim dhe rritnim atë marrëdhënie sa më shumë që të ishte e mundur me kalimin e kohës.”, ka theksuar rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme