UEFA: Futbolli evropian mban zi për presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 16:52 | Nga

UEFA ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-futbollistit dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vdiq sot.

Në një publikim në faqen e tyre zyrtare, UEFA e quan Vokrrin një futbollist dhe administrator të jashtëzakonshëm, i cili ishte figurë kyçe e pranimit të Kosovës si anëtare e UEFA-së.

“Jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar që dëgjojmë për vdekjen e Fadil Vokrrit”, ka thënë presidenti i UEFA-së, Aleksander Čeferin, njofton Klan Kosova.

“Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm i cili gëzoi një karrierë të dalluar, dhe u bë administrator futbolli e president federate i kalibrit më të lartë”.

“Fadili ishte kyç në zhvillimin e futbollit të Kosovës që çoi në anëtarësimin e Federatës së Kosovës në UEFA më 2016”.

“Në periudhën vijuese, ai udhëhoqi integrimin e kësaj federate brenda UEFA-së me shkathtësi shumë të mëdha dhe me përpjekje”.

“Në emër të futbollit evropian, dëshiroj që t’ia shpreh familjes së tij, FFK-së dhe komunitetit të futbollit të Kosovës, simpatinë time më të thellë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme