Ujë i turbullt në disa lagje të Prishtinës, ujësjellësi thotë se për shkak të punimeve

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Në disa lagje të Prishtinës, ku ka pasur punime në rrjetin e ujësjellësit, qytetarët janë përballur me ujë të turbullt.

Lexues të lajmi.net nga lagjja Matiqanë në Prishtinë kanë dërguar foto dhe video ku shihet se uji është i papastër.

Lidhur me këtë zëdhënësja e “KRU” Prishtina ka thënë për lajmi.net se nuk është asgjë për t’ u shqetësuar, por për shkak të punimeve ka ndodhur një gjë e tillë.

“Konsumatorë të nderuar, ju që keni pas ndërprerje të ujit si shkak i punimeve teknike në gypin e çelikut që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, mund të ju vije ujë i turbullt në rubinetat tuaj për kohë të shkurtë. Ju lutem të leni rubinetin hapur deri sa të vjen ujë i kthjellët. Nuk është asgjë për t’ u shqetësuar, por për shkak të punimeve dhe pastaj , ardhjes së ujit mund të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Mjeku.

Të ngjashme