Ujërat e zeza në Shalë dhe Krojmir vërshojnë shtëpitë e banimit sa herë bie shi

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Shalë dhe Krojmir të Komunës së Lipjanit prej më shumë se 2 vjetësh po përballen me telashe të vazhdueshme me rrjetin e kanalizimit dhe të ujërave atmosferike, si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve që ishin kryer gjatë ndërtimit të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq, Komuna nuk ka as kompani për mirëmbajtjen e ujërave të zeza. Drejtues të saj thonë se Komuna është në pritje të kontraktimit të një kompanie të rregullt.

Deri tashti Komuna e Lipjanit ka intervenuar nëpër fshatra disa herë nëpërmjet kompanisë “Pastrimi”, mirëpo kërkesat për intervenim po rriten çdo ditë. Në fund të javës së kaluar, depërtimi i ujërave atmosferike mbi rrugën “Brigada 121” dhe nëpër disa oborre të shtëpive në fshatin Shalë kanë shtyrë banorët që të kërkojnë ndihmë edhe nga Policia e Kosovës.

Mexhid Limolli, banor nga fshati Shalë, ka thënë se ujërat atmosferike kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij, ndërkohë që prej 2 vjetësh sa herë që ka reshje të shiut përballet me telashe të njëjta.

Sipas tij, pjesa e epërme e kodrës në këtë fshat gjithmonë sjell ujëra të shumta, ndërkohë që punimet e rrjetit të ujërave atmosferike nuk janë kryer sipas standardeve të duhura, prandaj problemet janë gjithnjë e më evidente.

Të ngjashme