Ujësjellësi “Prishtina” apel për qytetarët: Mos hidhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP)  njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se, muajin e kaluar është intervenuar në mbi 350  raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit. 

Vetëm ditën e djeshme kanë intervenuar në 7 raste në qytetin e Prishtinës, një rast në Fushë Kosovë dhe një në Drenas. Në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përballje kundër përhapjes së virusit COVID-19, lusim të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin  mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, yndyrëra, faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit ( në guacën e tualetit dhe lavamanin e kuzhinës) të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar  për gjëra të panevojshme( të dëmshme), ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre madje, duke u krijuar edhe telashe konsumatorëve në afërsi.

Rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme si ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e punëtorëve dhe mund të krijohen kushte jo të favorshme për intervenim.

Është koha të japim respektin më të madh për punëtorët e mirëmbajtjes së KRU”Prishtina” sepse puna e tyre në terren  sidomos në këtë periudhë me rrezikshmëri të lartë, është vërtetë e pashembullt.

Gjithçka që ata po bëjnë është mënyra që ata kanë gjetur për t’u dalë në ndihmë secilit konsumatorë.

Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza

Të ngjashme