Ujësjellësi “Prishtina” e ka një paralajmërim për konsumatorët borxhlinj

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një paralajmërim për konsumatorët duke thënë se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Shkyjet individuale për konsumatorët borxhlinj kanë filluar në janar të këtij viti si vazhdimësi e vitit 2018.

Në muajin janar 2019 janë realizuar 17 shkyçje individuale, në muajin shkurt 2019 janë realizuar 96 shkyçje individuale dhe në muajin mars 2019 janë realizuar 82 shkyçje individuale.

Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme