Ujësjellësi “Prishtina” jep arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për disa lagje të Prishtinës

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën ” Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati, kontraktor i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njejti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.

KRU ” Prishtina” u ka kërkuar falje konsumatorëve, e sidomos atyre të zonës në rrugën ” Muharrem Fejza” të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën ” Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati, kontraktor i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njejti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.
Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga B deri te Royal Mall, rruga “Muharrem Fejza”, një pjesë si dhe rruga “Holger Petersen” në drejtim të Prishtina e re.
Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU” Prishtina” sh.a.
U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ” Muharrem Fejza” të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera.

Të ngjashme