Ujësjellësi sanon defektin e tubit të ujit në Bresje të Fushë-Kosovës

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Sot gjatë ditës u raportua për pëlcitjen e një tubi të ujit në Bresje të Fushë Kosovës.

Mirëpo nëpërmjet një komunikate ujësjellësi konfirmon se është sanuar kjo prishje.

“Të nderuar konsumatorë të zonës së Fushë Kosovës, sapo u sanua defekti në gypin e ujit fi 250 mm në Bresje. Ekipet teknike të ujësjellësit e sanuan në afat rekord edhe pse parashihej që të sanohej brenda tre orësh. Furnizimi me ujë sapo iu rikthye normalitetit”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme