Uji i kanalizimit dhe shiut vërshon rrugën në Bresje të Fushë Kosovës

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ka kohë që banorët në Bresje të Fushë Kosovës përballen me problem të vazhdueshëm, ku ujërat e zeza dalin mbi sipërfaqe, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve shiu ka rënduar edhe më shumë situatën.

Uji i kanalizimit dhe shiut ka vërshuar tërë rrugën.

Ndërtesa ku ka shpërthim të kanalizimit dhe grumbullim të ujit nga shiu, e ndanë vetëm rruga nga objekti i komunës, por zyrtarëve të korruptuar, nuk iu pengon kjo gjë. Kjo situatë po u shkakton telashe edhe bizneve në atë pjesë.

Gjatë verës era bëhet e padurueshme, kurse gjatë kohës me shi dhe borë uji e merr krejt sipërfaqen e rrugës.

Ankesat e banorëve në drejtim të komunës së Fushë Kosovës, nuk janë marrë parasysh asnjëherë.

PDK-ja kërkon nga komuna e Fushë Kosovës q të veprojë urgjentisht për të sanuar situatën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme