Ujku mbyt 12 dele në një fermë në Strellc

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Është sulmuar mbrëmë nga ujqit, kopeja e deleve të fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm. Sipas tij, ujku ka mbytur së paku 12 dele.

“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, ka treguar pronari i kësaj fermeje.

Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që mbyti delet.

Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dalë sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.

Mujaj  ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë terren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme