UNDP dhe Zyra e Kryeministrit shënojnë mbylljen e samitit për ndryshimet klimatike

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 17:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit kanë shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26, duke projektuar një siluetë dinozauri në ndërtesën e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Në siluetën që është shfaq shkruante “Mos zgjidh shfarosjen”.

Maria Suokko përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë ka folur për ndryshimet klimatike, derisa tha se ato nuk njohin kufij.

“Aktualisht janë duke bërë projektimin e dinozaurit për të shënuar mbylljen e samitit për ndryshime klimatike që po mbahet në Glasgou. Ky dinozaur është maskota e fushatës globale që paraqet një mesazh që të ndërpriten subvencionet për karburantet fosile. Jemi duke u ballafaquar me një krizë klimatike dhe mesazhi i tij është të ndërrojmë rrugën, dhe hapi i parë është me fillu me përdor mjetë të tjera. Kemi përgatitur edhe në gjuhën dhe serbe videon. Është e rëndësishme për të gjithë në tërë botën sepse ndryshimet klimatike nuk njohin kufi”, ka thënë ajo për EO.

Të ngjashme