UNDP dhuron pajisje mbrojtëse për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi priti në takim ndihmësen e përfaqësueses së përhershme të UNDP në Kosovë, Valbona Bogujevci.

Ky takim kishte për qëllim dhënien e donacionit nga UNDP për MPB-në ku përfshiheshin 1 000 maska mbrojtëse (K95) dhe 1 000 dezinfektues me bazë alkooli.

Donacioni i kushtohet stafit të Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, duke përfshirë edhe Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar dhe Zyrën e Pritjes në Aeroport dhe zyrat e tjera kufitare.

Në fund të takimit Ejupi e falënderoi Bogujevcin për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.

Të ngjashme