UNDP i dhuroi Policisë së Kosovës 1 200 maska dhe 4 500 doreza

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

United Nations Development Programme (UNDP), zyra në Kosovë, dhuroi sot donacion për Policinë e Kosovës 1 200 maska dhe 4 500 doreza.

Donacioni u dorëzua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë dhe të njëjtat do t’iu shërbejnë zyrtarëve policor në funksion të parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit gjatë menaxhimit të situatës me COVID-19.

Rikujtojmë se UNDP në vazhdimësi po u del në ndihmë institucioneve të ndryshme duke u dhuruar atyre donacione për parandalimin e përhapjes së virusit corona.

23 qershor 2020, 15:14

  • Shpërndaje në

Të ngjashme