UNDP-ja dhe USAID-i sot lansojnë pulsin publik për vizat

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 10:06 | Nga

UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik XII, dokument ky që ofron një vështrim të treguesve kyç dhe rezultateve të anketës, në një konferencë për media që do të mbahet sot.

Kjo përmbledhje mbulon periudhën prill – tetor 2016 dhe vazhdon traditën e raporteve të mëhershme duke analizuar gjendjen ndryshuese në Kosovë.

Përveç treguesve kyç të zakonshëm të dalë nga anketa, ky botim gjithashtu paraqet se cilat janë perceptimet e qytetarëve për rëndësinë, përdorimin, njohurinë dhe pritjet për liberalizimin e vizave, si dhe se si liria e lëvizjes do të ndikonte në jetën e kosovarëve.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID-i dhe UNDP-ja. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analizën statistikore të anketës së Pulsit Publik që anketoi 1 305 qytetarë të Kosovës të moshës mbi 18 vjeç.

Mostra përfshinte burra dhe gra nga të gjitha komunat dhe rajonet dhe me mbulim të zonave rurale dhe urbane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme