UNDP-ja në ofrim të mundësive të barabarta të punësimit për të gjitha komunitetet në Kosovë

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ukshin Schaefer nga Gjakova është një i ri ambicioz, ëndrra e të cilit ishte që të mbarojë shkollimin dhe të ndjek karrierën. Por atij iu desh t’i linte ëndrrat mënjanë dhe për shkak të telasheve financiare, të kërkonte punë.
Schafer, pjesëtar i komunitetit egjiptian në Kosovë, u riatdhesua nga Gjermania vitin e kaluar. Ai është përfitues i Programit të Vetëpunësimit, program që i ndihmoi në përpjekjet e tij për të hapur një biznes që merret me përgatitjen e ushqimeve të shpejta, në fillim të vitit 2020.

Me gjithë vështirësitë, Ukshini shpejt u bë një shembull për komunitetin e tij, në përpjekjet e tij të palodhshme për tu bërë pjesë e tregut të punës.

Ai inkurajon komunitetin e tij dhe grupet e tjera vulnerable që të ndjekin trajnimet profesionale dhe të shfrytëzojnë avantazhet e tregut të punës në dispozicion të tyre, ashtu siç bëri ai vetë.

Për më shumë se një dekadë e gjysmë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, përmes Programeve Aktive të Tregut të Punës (ALMP 2) ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për grupet e cenueshme, me qëllim të ofrimit të barabartë të mundësive për trajnime dhe mundësive për punësim, thuhet në një shkrim të publikuar nga UNDP në Kosovë.

Në javët e ardhshme, UNDP / ALMP 2 në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit do të rris mbështetjen për punëkërkuesit në Kosovë, gjithashtu edhe për grupet e cenueshme, përmes skemave të ndryshme në kuadër tëmasave aktive të tregut të punës që do të shpallen së shpejti.

Mbështetja e shtuar vjen veçanërisht gjatë kohërave të vështira të përballjes me pandeminë COVID-19, si një përpjekje për të ofruar më shumë mundësi për punëkërkuesit, për të mbështetur familjet në Kosovë dhe gjithashtu për të mbështetur punën e institucioneve të tregut të punës gjatë këtyre kohërave të vështira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme