UNHCR-ja u mundëson një ditë më ndryshe azilkërkuesve, shëtisin në Prishtinë e njihen me historinë

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 13:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Situata të ndryshme i ka shtyrë që të vijnë dhe të gjejnë strehim në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Azilkërkuesit të cilët aktualisht strehimin e kanë gjetur në shumë qendra kosovare, janë të lumtur me jetën e tyre këtu.

Disa prej tyre të cilët vijnë nga qendra e azilkërkuesve nga fshati Magurë, kanë pasë mundësinë që ta vizitojnë edhe Muzeun e Kosovës si dhe të bëjnë një shëtitje në sheshet e kryeqytetit.

E gjithë kjo falë bashkëpunimit të Qendrës së Azilkërkuesve në Magurë si dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Ismail Musa, nga stafi i qendrës së azilkërkuesve në fshatin Magurë, tha se për momentin në qendrën e tyre qëndrojnë 115 azil kërkues ndërsa kanë edhe 136 kërkesa të tjera të tilla.

“Qendra për azil kërkues merret me pranimin dhe strehimin e aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare, në këtë rast qendra për azil kërkues merret edhe me integrimin e personave të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në shoqërinë kosovare”.

“Pikërisht kjo vizitë ka një aktorë integrues për afrimin e njerëzve të cilët vijnë prej vendeve të ndryshme. Numri i kërkesave vazhdimisht është në rritje, çdo vit numri shtohet, për momentin kemi 136 kërkesa për azil kërkues, për momentin janë në qendër 115 azilkërkues”.

“Përgjithësisht ata Kosovën e shfrytëzojnë si një vend transit, por ka edhe një numër të cilët shprehin gatishmërinë për të qëndruar. Kemi azilkërkues të cilët vijnë prej Sirisë, Algjerisë, Palestinës, Turqisë. Me siguri, luftimet atje i kanë shty që të marrin rrugë për në vendet e tjera”.

E një azilkërkues i cili ka ardhur nga Maroku në Kosovë tha se ai është i lumtur me sjelljen e kosovarëve këtu.

“Jam prej Maroku dhe e kam zgjedhë Kosovën pasi që rruga e cila na bie të vijmë në Kosovë është më e afërt për të shkuar në Itali”.

“Normal në momentin kur kam hy në Kosovë kam qenë shumë i lumtur pasi që kam parë Xhamia këtu dhe sjellja e njerëzve më ka bërë shumë të lumtur. Jemi shoqëruar me kosovarë dhe kemi shumë shokë këtu”.

Pjesë e kësaj iniciative ishte edhe këngëtarja Adelina Emini. Ajo tha së kjo është një mundësi e mirë që këtyre azilkërkuesve tu bëjnë një ditë më ndryshe, raporton EO.

“Kjo është një iniciativë e imja së bashku me UNCHR-në, e kam pranuar me shumë dëshirë këtë kërkesë sepse është një vullnet i mirë për të ja bërë një ditë ndryshe këtyre njerëzve”, tha ai.

Të ngjashme