UNHCR: Kosova duhet të krijojë kushte për kthimin e të zhvendosurve

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 11:29 | Nga Halide Rexhepi

Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR-ja, IOM-i dhe UNDP-ja, kanë shënuar 20-vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme, raporton EkonomiaOnline.

Ulrika Richartson, koordinatore për zhvillim në OKB, tha se është obligim i të gjitha institucioneve që të punojnë më shumë që personave të zhvendosur t’u krijohen mundësi të dinjitetshme për t’u rikthyer në pronat e tyre.

“Shumë  prej jush gjatë viteve të kaluar kemi par shumë njerëz në lëvizje që po iknin për shkaqe të ndryshme, dhe kemi par se sa janë rezultatet që institucionet nuk janë në gjendje ti pranojnë, nëse ata vendosin që të kthehen, kemi par imazhe të tmerrshme si në Evropë dhe përtej atlantikut. Kemi obligim si organizata jo qeveritare dhe poashtu Qeveria që këta njerëz të jetojnë me dinjitet dhe prosperitet, për tu siguruar që të drejtat e tyre të respektohen”, tha ajo.

Ajo tha se Kosova nuk e ka të panjohur situatën e zhvendosjes së njerëzve dhe se Kosova është vend transit ku njerëzit vijnë dhe shkojnë.

“Këta njerëz që lëvizin nuk janë një grup homogjen, janë gra fëmijë me kapacitete të ndryshme. Duhet të përcaktohet të kemi të dhëna të sakta, Kosova ka përgatitur një raport vitin qe shkoi lidhur ne profilet individuale për personat e zhvendosur brenda vendit”, tha ajo.

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministër për Komunitete dhe Kthim, u shpreh i pakënaqur me procesin e kthimin të zhvendosurve serb nga Kosova.

“Është fakt se kanë kaluar 20 vite dhe me vet faktin se edhe pas 29 viteve po flasim për këtë temë kjo flet se është bërë pamjaftueshëm për këtë çështje, kemi një numër shumë të madh të atyre që najë të zhvendosur e dimë se ka ende njerëz të zhvendosur që nuk mund të kthehen. Zbatimi i të gjitha atyre që ne i miratojmë në institucioneve por duhet edhe zbatimi i ligjit dhe përmbushja e kushteve të kthehen të zhvendosurit, në krahasim me numrin e personave të zhvendosur kjo tregon që duhet të merremi më këtë çështje më shumë”, tha ai.

Një problem tjetër sipas ministrit serb, është edhe cështja e pronave, andaj kërkojë nga institucionet që të zgjidhet edhe ky problem.

“Problemi më i madh është çështja e pronës dhe kjo është një pengesë më e madhe, është detyrë e institucioneve të zgjidhet në mënyrë sa ma të mirë. Kemi ndërmarr disa hapa siç është, Kemi filluar me mbylljen e qendra e kolektive në komunën e Shtërpcës mbi 100 familje do të keni shtëpi të re dhe do të zgjedhim problemin kryesor që është banimi në kosov” tha ministër për Komunitete dhe Kthim.

Të ngjashme