UNICEF dhe USAID lansojnë kampanjë informuese, bëjnë thirrje për respektim të masave mbrojtëse

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Zyra e UNICEF në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – USAID, që nga shpallja e pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19, e deri më tani, ka bërë një seri përpjekjesh për të mbështetur institucionet publike në luftimin e virusit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

UNICEF-i dhe USAID bëjnë thirrje që mbajtja e maskës, distancës sociale prej 1.5 metra, dhe higjienës personale janë masat më efektive për mbrojtjen nga virusi COVID – 19.

Duke mbrojtur vetën, mbroni edhe më të dashurit tuaj. Andaj bëjmë thirrje tek të gjithë qytetarët pa dallim, që t’i përmbahen këtyre rregullave për të mirën individuale dhe të përgjithshme.

Nga sot, UNICEF në partneritet me USAID do të lansojë disa video mesazhe informuese për mënyrën më të mirë të mbrojtjes nga virusi dhe arsyet se pse duhet që të gjithë t’i përmbahemi rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndetin Publik.

Me qëllim të informimit të saktë, ftojmë të gjithë qytetarët që të përcjellin mesazhet informuese në kanalet e informimit, ne televizione , si dhe në të gjitha portalet online dhe platformat e mediave sociale të zyrës së UNICEF në Kosovë, duke kërkuar:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme