UNICEF-i hap Qendrën e Inovacionit për të rinjtë në Gjakovë

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Komuna e Gjakovës nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për “Nismën e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” që ka për synim të krijojë një komunë që është e përkushtuar ndaj realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe është një thirrje për veprim dhe përkushtim për të përfshirë problemet e Fëmijëve në agjendën komunale të politikave qeverisëse.

“Nisma e Komunës Mike Ndaj Fëmijëve” është një thirrje për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie ndaj Fëmijëve dhe promovon vizionin se fëmijët në komunën tonë do të jenë të lumtur përderisa luajnë, mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Gjeni bashkëlidhur komunikatën për media si dhe disa fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të memorandumit dhe hapjës së Qendrës së Inovacionit në Gjakovë.

Të ngjashme