UNICEF-i lanson platformën për të rinjtë për shkrim-lexim kritik

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 16:41 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të projektit “Ponder”, i cili synon fuqizimin e të rinjve përmes shkrim-leximit kritik medial, UNICEF Innovations Lab ka organizuar edicionin e parë të garës “Young Critics”.

“Ponder” është platformë ku adoleshentët dhe të rinjtë mund të postojnë artikuj, video analiza të teksteve mediale, të bëjnë vlerësimin e tyre dhe të ofrojnë një gjykim të vlefshëm në autenticitetin, sfondin faktual dhe mënyrën e të shkruarit.

Hana Sahatqija nga UNICEF-i tha se kjo është një iniciativë, e cila ka për qëllim pëlqimin e shkathtësive të shkrim-leximit kritik, raporton Ekonomia Online.

“Në sistemin edukativ të Kosovës, të menduarit kritik nuk është lëndë që mësohet në shkolla. Prej kësaj rezulton që adoleshentët dhe të rinjtë, por edhe më tutje, të mëshuarit nuk e kanë shkathtësinë e të menduarit kritik, ku në botën e sotme kjo është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Shefi i sektorit të participimit në OSCE, Oliver Schuet, tha se aftësitë e të menduarit kritik janë shumë të rëndësishme, sidomos në botën e sotme.

“Më e rëndësishmja është që kjo do të na dërgoj në një kuptim më të mirë se nga na vijnë informatat. Dje gjatë përgatitjeve lexova një studim nga shkolla e ‘Stanfordit’ ku kanë vlerësuar përgjigjet nga studentët e shkollave të mesme dhe të kolegjeve në Amerikën veriore, dhe aftësinë e tyre për të vlerësuar burimet e informative”, tha ai.

“Këtu dua të citoj që hulumtuesit ishin shokuar pasi që studentët i kanë pasur mundësi që të vlerësojnë burimet dhe marketingun. Shumica prej tyre nuk kanë ditur të bëjnë dallimin nëse ka qenë artikulli me qëllime komerciale. Një prej arsyeve kryesore është se formati i lajmeve është shumë i lehtë për t’u imituar“, theksoi Schuet.

Hana Ilazi  nga projekti “Ponder“ tha se pa mendimin kritik “ne bëhemi një shoqëri, e cila e pranojmë realitetin ashtu si na ofrohet”.

“Nëse të gjithë ne si shoqëri do të merrnim pak kohë dhe do të shfrytëzonim të gjithë potencialin që kemi, ne mund të zhvillohemi dhe të aktivizohemi për të bërë ndryshimin. ‘Ponder’ ofron mundësinë për të zbërthyer këtë potencial analitik që secili nga ju e keni dhe për të përvetësuar rolin aktiv në pranimin e informacionit, dhe ndryshimin e qasjes së këtij informacioni”, theksoi Ilazi.

Garën për shkrimin më të mirë kritik e ka fituar nxënësja, Lea Meraku, ndërsa garën për shkrimin më të mirë e analitik e ka fituar, Besar Derbi. Fituese për artikullin më të mirë mediatik e ka fituar, Fatbardhë Kiçina.

Të ngjashme