UNICEF-i përshëndet miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky është rezultat i avokimitte vazhdueshem dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e institucioneve publike të Kosovës, deputetëve dhe partnerëve të UNICEF-it – miqve të fëmijëve. Si një agjenci, misioni jetik i së cilës është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa dallim, UNICEF feston këtë hap të rëndësishëm duke përgëzuar deputetët e Kosovës të cilët ishin të bashkuar për të aprovuar Ligjin për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.

Por çfarë ndodh pas kësaj? Për Rijadin, 14 vjeç me paralizë cerebrale, ose Dafinen, një vajzë 10 vjeçare që jeton në familje strehuese? Miratimi i këtij ligji është vetëm hapi i parë drejt një rruge që kërkon angazhim nga të gjithë, në mënyrë që Rijadi dhe Dafina të mbrohen dhe të mund të realizojnë potencialin e tyre të plotë. I bëjëthirrje shoqërisë civile, institucioneve dhe organizatave dhe agjencive ndërkombëtare që të punojnë ngushtë me komunitetin për të shpjeguar përfitimet që kanë fëmijët dhe prindërit e tyre nga ky ligj. Asnjë fëmijë nuk duhet të neglizhohet, abuzohet, shfrytëzohet dhe çdo fëmijë duhet të pajiset me kujdesin, shëndetin dhe mirëqenien e nevojshme, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Ne, si UNICEF, premtojmë se do të vazhdojmë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për ta përkthyer këtë ligj në shërbime për fëmijët. UNICEF-i është i mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe do të avokojë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të tyre themelore dhe për të zgjeruar mundësitë e tyre për të arritur potencialin e tyre të plotë. UNICEF-i ne Kosove synon të sigurojë që të gjithë fëmijët, pavarësisht nga përkatësia e tyre socio-ekonomike ose etnike, të kenë qasje në shërbime cilësore dhe miqësore dhe mundësi për t’i ndihmuar ata të mbijetojnë, të zhvilkohen dhe të arrijnë potencialin e tyre te plote dhe të bëhen qytetarë aktivë dhe përgjegjës të komunitetit.

Të ngjashme