UNICEF-i zhvillon aftësitë kreative të të burgosurve të mitur

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

UNICEF-i në bashkëpunim me OJQ “Ipko-Foundation” për herë të parë në Kosovë kanë nisur ta realizojnë programin “UP Shift” në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, i cili ka për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjve për t`u bërë kreativë dhe kontribuues në shoqëri. Nga ky program po përfitojnë rreth 20 të mitur ndaj të cilëve i është caktuar dënimi nga gjykata në kohëzgjatje prej 1 deri në 5 vjet.

Afrim Ibrahimi, udhëheqës i sektorit për mbrojtjen e fëmijëve në UNICEF, ka thënë se për herë të parë në Kosovë janë duke e zbatuar në mënyrë unike programin “UP Shift”, i cili i mobilizon të rinjtë për të ndikuar në ndryshimin shoqëror në përgjithësi.

“Ky program që po realizohet në Qendrën Edukuese dhe Korrektuese në Lipjan ka për qëllim që t’i angazhojë dhe t’i mobilizojë të rinjtë për t’i ngritur aftësitë e tyre në mënyrë që ata të bëhen pjesëtarë kreativë dhe kontribuues të shoqërisë në përgjithësi, dhe që në njëfarë mënyre të bëhen edhe agjentë të ndryshimeve shoqërore në mënyrë që ata të rinj të përfitojnë aftësi të cilat po iu mundësohen për zhvillimin e karrierës për punësimin, integrimin dhe socializimin e tyre. Programi “UP Shift” ka për qëllim që t’i fuqizojë shkathtësitë e të rinjve që janë në qendrën edukuese, korrektuese të Lipjanit”, ka thënë Ibrahimi. Sipas tij, ky program synon edhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit të kësaj qendre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme