UNICEF Innovations Lab vazhdon fushatën “Njih të drejtat tua”

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

UNICEF Innovations Lab organizon garën ‘Know Your Rights’ apo “Njih Të Drejtat Tua” për fushatën më të mirë për promovimin e të drejtave të të rinjve në Kosovë. Ekipet e përzgjedhura do të fitojnë 1000 Euro për implementimin e kampanjës!

Dëshironi që të:

• Merrni mbështetje dhe të zhvilloni aftësitë e avokimit për promovimin e të drejtave të rinjve?
• Krijoni raporte të mira me vendim-marrësit e komunës suaj?
• Mësoni si të implementoni fushatën tuaj?
• Bëheni pjesë e një rrjeti të fuqishëm të avokuesve të rinj në mbarë Kosovën?
• Mësoni si të menaxhoni buxhetin prej 1000 EUR si mbështetje për të realizuar këtë kampanjë?
Atëherë aplikoni duke:

• Formuar një grup prej 3, 4 apo 5 anëtarëve, ku secili është i moshës 16 deri 29 vjeç dhe;
• Na tregoni se si mendoni të i promovoni të drejtat e të rinjve sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.
Si të aplikoni?

Plotësoni formën e aplikimit këtu: http://bit.ly/2p3M5ub

Thirrni në +377 (0) 44 362 506 apo na kontaktoni në[email protected] dhe ne ju ndihmojmë në proces të aplikimit;

Përmes e-mail-it: për më shumë detaje dhe udhëzime rreth aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është e Diel, 21 Maj 2017.

Njih të drejtat tua është platformë që përmban informata të detajuara të procesit të adresimit të ankesave ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit në (IAP), dhe ofron një mundësi të raportohen shkeljet drejtpërdrejt përmes platformës “Know Your Rights”. Si administrator i platformës, OIK garanton anonimitetin me rastin e raportimit përmes platformës. Megjithatë, ai heq dorë nga çdo përgjegjësi në lidhje me menaxhimin e rasteve, pasi të parashtrohet ankesa, pasi që kjo është përgjegjësi ligjore vetëm e IAP-it. Personat që paraqesin një ankesë përmes platformës “Know Your Rights”, do të marrin një konfirmim të automatizuar të pranimit të rastit nga IAP-ja, dhe do të kontaktohen më vonë vetëm në qoftë se ka ndonjë pyetje shtesë lidhur me rastin e raportuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme