“Universi” ofron kontrolle falas në Ditën Botërore të Zemrës

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 13:08 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dita Botërore e Zemrës është ngjarje vjetore, e cila shënohet më 29 shtator. Duke parë si datë shumë të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve të Kosovës, Kolegji UNIVERSI ka organizuar një aktivitet në Prishtinë në Sheshin “Nënë Tereza” për matjen e shenjave vitale që janë shumë të rëndësishme edhe për problemet kardiovaskulare tek pacientët.

Në këtë u dhanë këshilla për shmangien e vdekjes së parakohshme, duke kontrolluar faktorët: rreziku – pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, mos aktiviteti fizik dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.

Matje e tensionit, e pulsit, gjatësisë dhe peshës trupore, kalkulimi i indeksit të masës trupore, si dhe parametra tjerë analizohen tek qytetarët pa pagesë.

Elvana Podvorica, koordinatore e infermierisë në Kolegjin UNIVERSI, tha se kjo ngjarje është vazhdimësi e aktiviteteve të tyre në matjen e katër parametrave vitalë, që është në dobi të komunitetit.

“Qëllimi i së cilës është njoftimi informimi i komunitetit me qëllim parandalues. 29 Shtatori është Dita Botërore e Zemrës, është një ditë në të cilën në kuadër të informimit të komunitetit arrijmë edhe menaxhimin e këtyre katër parametrave vitalë”.

“Në botë 17.3 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare që do të thotë menaxhimi korrekt i këtyre parametrave e ndihmon parandalimin e atakut të sulmit në zemër dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare”, tha Podvorica.

Ndërsa, doktor Fidaim Meholli tha se shëndeti i zemrës edhe te kosovarët, sikurse edhe në gjithë botën, është problemi më i shpeshtë dhe shkaktari më i shpeshtë i vdekjes.

“Ne iu japim këshilla qytetarëve që për aktivitetin fizik stilin e jetës së tyre konsumimin e duhanit dhe faktor tjerë rreziku që ndikojnë në paraqitjen e problemeve me zemër”, tha ai.

Qytetarët shprehën interesim mjaftë të madh për matjen e këtyre parametrave, njëri ndër ta Lutfi Berisha tha se ky aktivitet është shumë i vlefshëm për popullatën e kosovare pak a shume e jep një diapazon të njohurisë në aspektin shëndetësor.

universi universi 1

univers aa aa1

Të ngjashme