Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranim të studentëve

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”m ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

“Të dashur maturantë, me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022”, thuhet në njoftim.

“Gjithsej 6247 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”.

Për të kuptuar për kushtet dhe mënyrën e aplikimit, klikoni KETU.

Të ngjashme