Universiteti i Tajlandës që nderoi Pacollin i largon nga faqja çmimet e titujve

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 08:07 | Nga

Edhe pse deri para pak ditësh në uebfaqen e universitetit “Bodhisastra” në Tajlandë figuronte lista me çmimet e titujve që jepen aty, së fundi kjo listë është larguar. Më 27 gusht gazeta pati raportuar se çmimi “Doctor Honoris Causa”, të cilin e pati marrë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në universitetin “Bodhisastra”, kushton 8 mijë dollarë, shkruan sot Koha Ditore.

Se ky çmim mund të blihet me para e patën pranuar edhe vetë dy zëvendësrektorët e këtij universiteti, Natthagarn P.Dhirawit dhe Sak Prasandee. Mirëpo që të dy e patën mohuar se Pacolli pagoi për titullin “Doctor Honoris Causa”.

Sipas listës që gjendej në uebfaqen e Universitetit, një kopje të së cilës e ka ruajtur gazeta, një diplomë e lartë kushton 2 mijë dollarë, diploma e asociuar 2.500 dollarë, diploma bachelor 5 mijë dollarë, diploma master 6 mijë dollarë, diploma e doktoratës 7 mijë dollarë, ndërsa një diplomë nderi apo “Honoris Causa” 8 mijë dollarë.

Të ngjashme